Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot, në moshën 61 vjeçare vdiq Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vuante nga kanceri i mushkërive, tha zëdhënësi i tij, Muhamet Hamiti.
Ai më tutje tha se "Presidenti vdiq në rreth mesnatës në rezidencën e tij në Prishtinë, në praninë e familjes së tij".
Ibrahim Rugova ishte i lindur më 2 dhjetor 1944.
Gjatë 15 vjetëve të fundit të jetës së tij, zoti Rugova ishte lider politik në Kosovë.
Pas luftës, ai është zgjedhur dy herë radhazi President i Kosovës.
XS
SM
MD
LG