Ndërlidhjet

PRISHTINË


Sot, në moshën 61 vjeçare ndërroi jetë Presidenti i Kosovës, Ibrahim Rugova, i cili vuante nga kanceri i mushkërive, tha zëdhënësi i tij, Muhamet Hamiti. Ai më tutje tha se "Presidenti vdiq sot (e shtunë, në orën 11:38) në rezidencën e tij në Prishtinë, në praninë e familjes së tij". Ibrahim Rugova ishte i lindur më 2 dhjetor 1944. Gjatë 15 vjetëve të fundit të jetës së tij, zoti Rugova ishte lider politik në Kosovë. Pas luftës, ai është zgjedhur dy herë radhazi President i Kosovës.
XS
SM
MD
LG