Ndërlidhjet

HELSINKI


Takimi i parë ndërmjet delegacioneve të Kosovës dhe të Serbisë, të parapara për javën e ardhshme, me gjasë do të shtyhen, për shkak të vdekjes së presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, është shprehur i dërguari i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për statusin e Kosovës, Martti Ahtisaari. Siç transmeton mëtutje agjencia Reuters, bisedimet ishin të parapara për të mërkurën e ardhshme në Vjenë, por në nderim të zotit Rugova, mund të zhvillohen në pjesën e parë të muajit të ardhshëm, ka thënë Martti Ahtisaari.
XS
SM
MD
LG