Ndërlidhjet

BAGDAD


Nuk ka njoftime për fatin e gazetares së rrëmbyer në Irak, Xhill Karol, ndërsa afati i përcaktuar nga rrëmbyesit ka kaluar.
Babai i saj, Xhim Karol, është paraqitur në televizion me lutjet për ta liruar vajzën e tij 28 vjeçare. Ajo është rrëmbyer para dy javësh derisa po shkonte për një intervistë me një udhëheqës të arabëve sunitë. Zëdhënësi i Departamentit amerikan të Shtetit, Sean McCormack ka thënë se zyrtarët e Shteteve të Bashkuara janë duke bërë përpjekje për lirimin e saj. "Pa dyhim, mendimet dhe lutjet tona janë me të dhe me familjen e saj. Ne po vazhdojmë të punojmë dhe po bëjmë çdo përpjekje me qeverinë irakiane dhe të tjerët, për kthimin e saj të sigurtë tek familja", tha McCormack.
XS
SM
MD
LG