Ndërlidhjet

PRISHTINË


"Presidenti Ibrahim Rugova ka ndërruar jetë sot në orën 11:38 në prani të familjes së tij, të mjekut të tij peronal dhe të mjekëve amerikanë", tha zëdhënësi i presidencës, Muhamet Hamiti. Zoti Rugova vuante nga kanceri i mushkërive. Zëdhënësi Hamiti tha se "ai e luftoi kundër kancerit me dinjitet dhe guxim deri në çastet e fundit të jetës së tij". Njëra nga bashkëpunëtoret e të ndjerit Rugova, Nekibe Kelmendi tha se "me vdekjen e zotit Rugova populli i Kosovës, por edhe gjithë kombi shqiptar ka humbur një njeri të madh dhe punëtor të palodfhur për çështjen kombëtare". Zyra e presidencës ka bërë të ditur se me kohë do të publikohen detajet lidhur me nderimet e fundit që do ti bëhen të ndjerit Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG