Ndërlidhjet

KOMBET E BASHKUARA


Sekretari i Përgjithshëm i Kombeve të Bashkuara Kofi Anan i bëri thirrje politikanëve të Kosovës të qëndrojnë të bashkuar pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova në këtë "moment vendimtar" për Kosovën. "Zoti Rugova i ka çuar në një moment vendimtar përgatitjet për bisedimet për të ardhmen e statusit të Kosovës", ka thënë zoti Anan. Sekretari i Përgjithshëm beson në pjekurinë e institucioneve të Kosovës, dhe po ashtu shpreh besimin se vdekja e presidentit të Kosovës nuk do të ndërpresë këtë proces, thuhet në deklaratën e Ananit, të bërë publike nga zëdhënësi i tij. "Sekretari i Përgjithshëm u bën thirrje liderëve politikë të Kosovës të qëndrojnë të bashkuar dhe të vazhdojnë bashkëpunimin me të dërguarin e posaçëm të Kombeve të Bashkuara, Marti Ahtisari dhe kryeadministratorit Soren Jessen Petersen, thuhet në deklaratën e Kofi Ananit. Më tej, sekretari i Përgjithshëm i OKB-së, Anan tha se "ndan dhembjen me popullin e Kosovës" dhe vlerësoi se Rugova, ishte një lider i vërtetë që mbrojti zgjidhjen paqësore për Kosovën.
XS
SM
MD
LG