Ndërlidhjet

HELSINKI


Përfaqësuesi i posaçëm i Kombeve të Bashkuara për bisedimet për statusin e Kosovës, Marti Ahtisari, në një konferencë për shtyp në Helsinki, deklaroi se vdekja e presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova, ishte një lajm i pikëllueshëm. "Dua ti shpreh ngushëllimet e mia të thella familjes së tij", tha zoti Ahtisari, i cili shtoi se shpreson se negociatat do të vazhdojnë, dhe se është i sigurt se Presidenti Rugova do të donte që procesi i negociatave për statusin, të arrinte rezultate. "Gjithashtu shpresoj se situata do të mbetet e qetë dhe kushtetuta do të respektohet", deklaroi i dërguari i posaçëm i KB për statusin e Kosovës. Zoti Ahtisari njoftoi gjithashtu se në nderim të figurës së presidentit Rugova, takimi në Vjenë do të shtyhet për më vonë.
XS
SM
MD
LG