Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


"Ky është një moment jashtëzakonisht i dhembshëm për popullin e Kosovës dhe unë bashkëndjej këtë dhembje dhe pikëllim me ju", thuhet, pos tjerash, në kumtesën e kryeadministratorit të Kosovës, Soren Jessen-Petersen. Mëtutje thuhet se "kjo vdekje është veçanërisht tragjike që presidenti Rugova na ka lënë në këtë vit vendimtar për të ardhmen e Kosovës" dhe ka shtuar se "nderi më i mirë që mund ti bëjmë presidentit Rugova dhe trashëgimisë së tij është që të mbeteni të bashkuar gjatë muajve që vijnë". Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Nexhat Daci tha se "Kosova është krenare që kishte presidentin Rugova".
XS
SM
MD
LG