Ndërlidhjet

BRUKSEL


Përfaqëusuesi i lartë i Bashkimit Evropian për politikë të jashtme dhe siguri, Havier Solana ka ftuar liderët e Kosovës që pas vdekjes së presidentit Rugova të tregojnë "unitet dhe përgjegjësi". "Humbja e presidentit Rugova erdhi në kohën e sfidës së veçantë", thuhet në kumtesën e zotit Solana. "Kosova ka humbur liderin historik që tërë jetën ia kushtoi mbrojtjes dhe promovimit të të drejtave të popullit të Kosovës" dhe se "presidenti Rugova ishte njeri i paqes dhe thellësisht i përkushtuar për idealet e jodhunës", thuhet pos tjerash, në kumtesën nga zyra e zotit Solana. Kryteari i Komisionit Evropian, Hose Manuel Barroso tha se "e nderon punën e tij për zgjidhje paqësore të çështjeve në Kosovë" dhe i ftoi të gjithë liderët "që të vazhdojnë të punojnë me këtë ndjenjë".
XS
SM
MD
LG