Ndërlidhjet

BRUKSEL


Liderë të ndryshëm të komunitetit ndërkombëtar kanë bërë thirrje për qetësi në Kosovë pas vdekjes së presidentit Ibrahim Rugova. Presidenti francez Jacques Chirac i ka sugjeruar zyrtarëve të Kosovës të vazhdojnë negociatat për Kosovën ku për to, presidenti Rugova mishëronte shpirtin e realizmit dhe tolerancës. Kancelarja gjermane Angela Merkel tha se presidenti Rugova ishte nga ata politikanë dhe intelektualë të Ballkanit, i cili gjithmonë u përpoq të zgjidhte qëllimet e tij me mënyra paqësore pavarësisht nga vështirësitë. Kryetari i radhës së OSBE-së në Evropë, Ministri i Jashtëm i Belgjikës Karel De Gucht kërkoi nga përfaqësuesit e Kosovës të vazhdojnë rrugën paqësore të Rrugovës për zgjidhjen e çështjes së Kosovës. Presidenti kroat Stipe Mesiç e vlerësoi Rugovën në mënyrë të veçantë si politikan i zgjuar. Edhe ish presidenti i Çekisë, Vaclav Havel nëpërmjet sekretarit të tij, njoftoi se ishte i goditur nga lajmi i vdekjes së Rugovës duke shtuar se politikat e tij kishin për qëllim një zgjidhje paqësore. Kryeministri slloven Janez Jansa tha se ai shpreson që të gjithë që janë përfshirë në krizën e Kosovës, të kenë durimin dhe kurajon e presidentit të Kosovës, Rugova në kërkimin e një zgjidhjeje afatgjate në rrajon.
XS
SM
MD
LG