Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Zyrtarët më të lartë të Shqipërisë kanë shprehur ngushëllimet e tyre për vdekjen e presidentit ë Kosovës, Ibrahim Rugova. Në mesazhin e presidentit Alfred Moisiu, pos tjerash, thuhet se "Kjo është humbje e madhe për popullin e Kosovës, për popullin shqiptar dhe që e ndjen gjithë bota shqiptare". Kryeministri Sali Berisha tha se "presidenti Ibrahim Rugova për 18 vjet udhëhoqi qëndresën legjendare të qytetarëve të Kosovës për liri, pavarësi, dinjitet". Ai mëtutje u shpreh se "unë lutem që vepra e tij të konretizohet sa më shpejtë në një Kosovë të pavarur, të integruar në institucionet evro-atlantike". Sekretari i përgjithshëm i Partisë Socialiste të Shqipërisë, Pandeli Majko tha se "vdekja erdhi në një moment tepër të vështirë për Kosovën" dhe shtoi se "kosovarët i kanë borxh Ibrahim Rugovës, jo vetëm thjeshtë human, por jam i bindur, se i kanë borxh edhe amanetin e tij, pavarësinë e Kosovës".
XS
SM
MD
LG