Ndërlidhjet

BEOGRAD/PRISHTINË


Presidenti i Serbisë Boris Tadiç në një deklaratë tha se "ndjen keqardhje të thellë për vdekjen e presidentit Rugova, e cila është një humbje e madhe për shqiptarët në Kosovë." Tadiç shtoi se vdekja e presidentit Rugova "nuk do të zbehë përpjekjet për të gjetur një zgjidhje paqësore dhe kompromisi për të ardhmen e statusit të Kosovës"
Ministri i Jashtëm i Serbisë dhe Malit të Zi, Vuk Draskoviç i kërkoi kryeadministratorit të Kosovës Soren Jessen Petersen, ti përcillte ngushëllimet e tij familjes së të ndjerit, kryeparlamentarit Nexhat Daci, dhe kryeministrit Bajram Kosumi. Ndërsa liderët e serbëve në Kosovë apeluan për paqe dhe vazhdimin e dialogut me shqiptarët në Kosovë. "Është shumë e rëndësishme për institucionet e Kosovës të sigurojnë paqen në vend", tha politikani Oliver Ivanovic. Megjithatë ai paralajmëroi se minoriteti serb në Kosovë do të jetë i kujdesshëm dhe i bëri thirrje komunitetit ndërkombëtar të parandalojë rrëmuja të mundshme. Zyrtarja e qeverisë së Serbisë për Kosovën, Sandra Raskovic- Iviç tha se Beogradi është i shqetësuar se pasardhësi i Rugovës nuk do të mund ta tregojë përkushtimin e tij për jodhunë.
XS
SM
MD
LG