Ndërlidhjet

UASHINGTON


Sekretarja amerikane e shtetit, Condoleezza Rice, ka thënë se Shtetet e Bashkuara e kanë humbur një mik të madh, dhe populli i Kosovës një udhëheqës të madh. Në deklaratën e saj, thuhet se Presidenti Rugova, me përkushtimin e tij për demokracinë dhe paqen, e ka fituar respektin e mbarë botës. Rice thotë se "procesi politik për definimin e statusit të Kosovës duhet të vazhdojë". "Shtetet e Bashkuara edhe më tutje do të punojnë me njerëzit e Kosovës, për të ndërtuar një shoqëri mbi parimet e demokracisë, të drejtave të njeriut, dhe tolerancës ndëretnike", thuhet në deklaratën e sekretares amerikane të Shtetit.
XS
SM
MD
LG