Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Ministri i Energjetikës dhe Minierave, Ethem Çeku, ka kërkuar nga Korporata Energjetike e Kosovës dhe Menaxhmenti Ekzekutiv i kombinatit Trepça që gjatë ditëve të zisë kombëtare në nderim të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, të ngrisin gjendjen e gatishmërisë së përgjithshme duke organizuar masa shtesë për sigurimin e objekteve. Në një komunikatë për opinion, thuhet se zoti Çeku në mënyrë të veçantë i ka rekomanduar Korporatës Energjetike që të zbatojë regjimin special të furnizimit me energji elektrike, në mënyrë që gjatë këtyre ditëve të mundësohet një furnizim cilësor i energjisë elektrike për të gjithë konsumatorët e Kosovës.
XS
SM
MD
LG