Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Presidenti i Kosovës Ibrahim Rugova do të varroset të enjten, më 26 janar në Prishtinë. Këshilli ekzekutiv i ceremonive mortore për presidentin e Kosovës, ka shpallë 15 ditë zie.
Trupi i pajetë i presidentit do të qëndrojë në hollin e Kuvendit të Kosovës nga nesër deri në ditën e varrimit.
Dita e enjte më 26 janar, dita e varrimit të presidentit, do të jetë ditë kur s'do të ketë punë, ditët prej të hënës deri të enjtën do të jenë ditë kur do të pushojnë shkollat në të gjitha nivelet, ndërsa në ditët e tjera nuk do të ketë aktivitete kulturore dhe sportive.
Këshilli Ekzekutiv, ka vendosur që përgjegjësinë për ruajtjen e sigurisë ta mbajë Shërbimi Policor i Kosovës. “Dua të theksoj se çështjen e sigurisë për herë të parë e merr me përgjegjësi të plotë SHPK-ja dhe pastaj do të ndihmohet edhe nga strukturat tjera, policia e UNMIK-ut dhe KFOR-i" tha kryeparlamentari Nexhat Daci.
Sot nga orët e mëngjesit qindra qytetarë kanë vërshuar drejt rezidencës së presidentit Ibrahim Rugova për t’i bërë homazhe presidentit të ndjerë.Qytetarët nesër do të mund të bëjnë homazhe nga ora 12 deri në orën 18, deri paraditen e së enjtes, para nisjes së funeralit.
XS
SM
MD
LG