Ndërlidhjet

logo-print

VJENË


Austria, e cila drejton presidencën e radhës së Bashkimit Evropian, u ka bërë thirrje të gjitha palëve të angazhuara në proçesin për statusin politik të Kosovës, që ta ndjekin rrugën e presidentit të ndjerë Ibrahim Rugova dhe t'i vazhdojnë përpjekjet e tij për paqe.
Në një mesazh ngushëllimi në emër të Bashkimit Evropian, Ministreja e Jashtme Ursula Plassnik tha se Rugova ishte "mbrojtës i patundur dhe i palëkundur i parimeve jo të dhunshme, të cilat i vazhdoi përmes dialogut politik".
Kancelari i Austrisë Volfgang Schuessel ndërkaq deklaroi: "Ibrahim Rugova i dha trajtë politikës në Evropën Juglindore me personalitetin e tij të fuqishëm. Ai promovoi zgjidhje paqësore për konfliktin në Kosovë dhe punoi për të ardhmen e Kosovës pa menduar as për shëndetin e vet".
"Austria do të vazhdojë me gjithë fuqinë e saj t'i mbështesë përpjekjet për arritjen e stabilitetit dhe paqes së qëndrueshme në Kosovë", tha kancelari austriak Volfgang Schuessel.
XS
SM
MD
LG