Ndërlidhjet

UASHINGTON


Presidenti i Shteteve te Bashkuara të Amerikes, George Bush i ka dërguar një letër familjes së Presidentit Rugova dhe popullit të Kosovës, në të cilën shpreh pikëllimin e thellë për vdekjen e presidentit Ibrahim Rugova.
“Presidenti Rugova per shume vite udhëhoqi fushatën për paqe dhe demokraci në Kosovë, dhe fitoi respektin e botës për qëndrimin e tij parimor kundër dhunës. Shtetet e Bashkuara kane humbur një mik të vertetë, shkruan presidenti Bush.
"Gjatë viteve të konfliktit, Ibrahim Rugova ishte zëri i arsyes dhe maturisë që i ndihmoi popullit të Kosoves për të vënë bazat për një të ardhme paqesore. Humbja e ketij zëri, në këtë kohë vendimtare, është posaçerisht tragjike për Kosovën. Me lejoni t’ju siguroj se Shtetet e Bashkuara mbesin të përkushtuara për të punuar me të gjithe njerëzit e Kosovës për ndërtimin e një ardhmerie që është stabile, demokratike dhe përparimtare", vazhdon presidenti amerikan.
"Në emër te popullit të Shteteve të Bashkuara, unë dhe Laura i shprehim ngushëllimet tona familjes së presidentit Rugova dhe gjithe popullit të Kosovës”, thuhet në letrën e presidentit amerikan George Bush.
XS
SM
MD
LG