Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në një ceremoni të shkurtër të mbajtur të hënën në Zyrën e Shteteve te Bashkuara në Prishtine, shefi i kësaj Philip Goldberg ka udhëhequr ceremoninë e uljes së flamurit amerikan ne gjysmështize per te nderuar presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Zoti Goledberg, ka thënë me këtë rast se Kosova ka humbur nje udheheqes te madh.
“Por ne në Shtetet e Bashkuara humbem nje mik te madh dhe te perkushtuar. Ne bote nuk ka shume udheheqes apo popuj te cilet kane aq shume dashuri dhe respekt per Shtetet e Bashkuara sikur qe pati Kryetari Rugova dhe ka populli i Kosoves. Dhe si rrjedhoje e respektit per te, respektit per miqesine e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit per popullin e Kosoves, une e ndjej se eshte shume e qelluar qe edhe ne te leshojme flamurin amerikan ne gjysmeshtize gjate kesaj periudhe te zise. Kjo ka nje domethenie te madhe per ne dhe jam i sigurte se do te kete edhe per popullin e Kosoves gjithashtu”, ka theksuar zoti Goldberg.
XS
SM
MD
LG