Ndërlidhjet

PRISHTINË


Në një ceremoni të shkurtër të mbajtur të hënën në Zyrën e Shteteve të Bashkuara në Prishtine, shefi i kësaj zyre Philip Goldberg, ka udhëhequr ceremoninë e uljes së flamurit amerikan në gjysmështizë për të nderuar presidentin e Kosovës Ibrahim Rugova.
Zoti Goledberg, ka thënë me këtë rast se Kosova ka humbur një udhëheqës të madh.
“Ne në Shtetet e Bashkuara humbëm një mik të madh dhe të përkushtuar. Në botë nuk ka shumë udhëheqës apo popuj të cilët kanë aq shumë dashuri dhe respekt për Shtetet e Bashkuara sikur që pati Kryetari Rugova dhe ka populli i Kosovës. Dhe si rrjedhoje e respektit për të, respektit për miqesinë e tij me Shtetet e Bashkuara dhe respektit për popullin e Kosovës, une e ndjej se është shumë e qëlluar që edhe ne të lëshojmë flamurin amerikan në gjysmështizë gjatë kësaj periudhe të zisë. Kjo ka një domethënie të madhe për ne dhe jam i sigurt se do të ketë edhe për popullin e Kosovës gjithashtu”, ka theksuar zoti Goldberg.
XS
SM
MD
LG