Ndërlidhjet

logo-print

PRISHTINË


Mijëra qytetarë nga të gjitha anët e Kosovës, kanë
krijuar radhë të gjatë para Kuvendit të Kosovës dhe
përgjatë rrugës Nëna Terezë, për t’i bërë homazh
presidentit Ibrahim Rugova. Disa prej tyre thanë se kanë
udhëtuar që me mëngjes për të arritur në Prishtinë, ku
kanë pritur më tepër se 2 orë në mot të ftohët, për
t’ia bërë nderimet kryetarit të ndjerë.
Ndërkohë Trupi Ekzekutiv i Këshillit për varrimin e presidentit Ibrahim Rugova, ka miratuar propozimet e mëhershme dhe ka vendosur që varrimi i presidentit të bëhet në Prishtinë. Ende megjithatë nuk është konfirmuar vendi i saktë, ndërkohë që po ky Këshill ka konfirmuar se po i vijnë vazhdimisht kërkesa nga zyrtrë të lartë ndërkombëtarë për të marrë pjesë në ceremoninë e varrimit.
XS
SM
MD
LG