Ndërlidhjet

logo-print

TIRANË


Sot në Shqipëri është dita e parë e zisë tre ditore të shpallur në shenjë nderimi për presidentin Ibrahim Rugova,kurse kuvendi i Shqipërisë mbajti një minutë heshtje. Në fjalën e rastit, kryetarja Jozefina Topalli tha se shqiptarëve kudo në botë, do t’u mungojë një lider i përmasave të tij, por shqiptarët e Kosovës do të dijnë të gjejnë forcë për të fituar të drejtën e tyre për vetëvendosje.
Ndërkaq një delegacion i lartë shtetëror me 30 anëtarë i drejtuar nga presidenti Moisiu, do të marrë pjesë në ceremoninë mortore të presidentit Rugova.
XS
SM
MD
LG