Ndërlidhjet

logo-print

SHKUP


Qeveria e Maqedonisë do të transportojë naftë në Kosovë përmes hekurudhës, pasi Serbia prej tri ditësh nuk lejon që përmes territorit të saj të kalojne çisternat e rafinerisë së Shkupit.
Vendimi u mor pas vizitës së përfaqësuesit të UNMIK në Shkup, i cili nga autoritetet maqedone, kërkoi zgjidhjen e problemit në mënyrë që të shmanget një krizë eventuale energjitike në Kosovë.
Rreth 50 çisterna me naftë dhe mazut edhe sot kanë pritur në vendkalimin kufitar Tabanoviç që autoritetet doganore të Serbisë, tu lejojnë kalimin për në territorin e Kosovës.
XS
SM
MD
LG