Ndërlidhjet

VIENË


Kryetari i vëzhguesve të Kombeve të Bashkuara për çështjet bërthamore kanë refuzuar kërkesën e SHBA dhe BE për hartimin e një raporti të jashtëm mbi programin bërthamor të Iranit, para takimit të bordit të Agjensisë Ndërkombëtare për këtë çështje.
Kryetari i Agjensisë El Baradei në përgjigjen e tij, theksoi se i nevojitet më shumë kohë të përgatisë një raport të tillë për Iranin. El Baradei kujtoi se Iranit i është lënë kohë deri në 6 mars për ti dhënë përgjigje pyetjeve për programin bërthamor.
Ndërkohë sot shefi iranian i bisedimeve për programin bërthamor Ali Larijani tha se Irani do të fillojë pasurimin e uraniumit nëse çështja i referohet Këshillit të Sigurimit.
XS
SM
MD
LG