Ndërlidhjet

TIRANË


Presidenti i Shqipërisë Alfred Moisiu, kryeministri Berisha dhe personalite të tjera bënë sot homazhe në nderim të Presidentit Rugova, në Akademinë e Shkencave, në Tiranë. Akademia e Shqipërisë ka organizuar mbajtjen e homazheve në nderim të figurës së Rugovës dhe kontributit të tij si akademik.
Kreu i shtetit shqiptar në librin e Zisë, bëri këtë shënim: “Kosova humbi Rugovën. Shqiptarët humbën një politikan të madh, por çështja e tij do të triumfojë. Politikanët e Kosovës dhe i gjithë populli do ta çojnë deri në fund realizimin e ëndrrës së tij"-thuhet në shënimin e presidentit Moisiu.
XS
SM
MD
LG