Ndërlidhjet

PODGORICË


Numri i të vdekurve nga aksidenti i rëndë hekurudhor në Mal të Zi, ka arritur në 44, nderkohe qe rreth 200 të tjerë janë të lënduar.
Aksidenti tragjik ndodhi dje, kur treni me të cilin ata po udhëtonin, ka dalë nga binarët, dhe u rrokullis në një kanion të lumit Moraça. Kreu i kompanisë së hekurudhave malazeze Momo Rakoçeviç sqaroi se shkaku më i mundshëm i aksidentit ka qenë fakti se makinisti dhe i tëri ekuipazhi nuk kanë ndjekur rregullat e transportit hekurudhor.
Rreth 300 udhëtarë, shumica fëmijë që po ktheheshin nga pushimet dimërore në veri të Malit të Zi. Qeveria malazeze ka shpallur tri Ditë Zie, ndërsa ministri i Transportit, Andrija Llompar, ka dhënë dorëheqje për shkak të aksidentit.
XS
SM
MD
LG