Ndërlidhjet

MOSKË


Kryenegociatori iranian për çështjet bërthamore Ali Larijani ka mbërritur në Moskë për të diskutuar mbi programin e Tehranit.
Larijani do të takohet me sekretarin e Këshillit të Sigurisë ruse Igor Ivanov, ku do të shqyrtohet mundësia që Teherani t'i zhvillojë në Rusi aktivitetet për pasurimin e uraniumit.
Ndërkohë presidenti amerikan, George Bush, ka thënë se derisa Irani nuk e ndal aktivitetin bërthamor, hapi tjetër i logjikshëm është shqyrtimi i çështjes në Këshillin e Sigurimit, për sanksione ndëshkuese.
"Dëshiroj që populli iranian ta dëgjojë mirë dhe qartë, se ne nuk kemi asnjë problem me të. Ne jemi të brengosur nga qëllimet e qeverisë iraniane, që duket qartë se nuk janë paqësore. Prandaj, nuk mendojmë se ju duhet të keni kapacitete për të ndërtuar armë bërthamore", ka thënë presidenti Bush.
XS
SM
MD
LG