Ndërlidhjet

\VATIKAN/PRISHTINË


Papa Benedikti XVI e ka cilësuar presidentin Rugova si frymëzimin e virtyteve të forta njerëzore". Në mesazhin e tij Papa Benedikti i 16-të ka shprehur ngushëllimet e sinqerta për vdekjen e presidentin Rugova dhe ka bekuar popullin e Kosovës.
Ndërkaq ngushëllime për presidentin e ndjerë Rugova, ka shprehur dhe kryeministri britanik Toni Bler, i cili ka thënë se "presidenti Rugova paraqet një forcë të rëndësishme në jetën e Kosovës. Popullariteti i tij në Kosovë tregon për mbështetjen e gjerë, që ai kishte për angazhimet e tij paqësore për të ardhmen e Kosovës.
Telegrami i ngushëllimit të Blerit u publikua nga zyra britanike në Prishtinë.
XS
SM
MD
LG