Ndërlidhjet

PRISHTINË


Ndër delegacionet e para që kanë arritur në Prishtinë për të marrë pjesë në varrimin e Presidentit Ibrahim Rugova, ishte delegacioni i Shqipërisë i kryesuar nga presidenti Alfred Moisiu. Ai e shpalli sot vendimin e tij për ta dekoruar pas vdekjes Presidentin Rugova me dekoratën "Urdhëri i Flamurit Kombëtar".
Delegacioni i Shqipërisë bëri homazhe para trupit të pajetë të Presidentit Rugova në Kuvendin e Kosovës.
Alfred Moisiu tha se Shqipëria do ta përkrahë Kosovën për realizimin e ëndërrës së Presidentit Ibrahim Rugova për liri e pavarësi.
Ndërkaq kryetarja e Kuvendit të Shqipërisë, Jozefina Topalli, ka thënë se Presidentin Rugova është hero i paqes, humanisti dhe rilindësi i këtij shekulli, vizionari që diti ta çojë popullin e tij atje ku ishte shkruar.
XS
SM
MD
LG