Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, tha se zgjedhjet e sotme parlamentare po zhvillohen pa probleme.
Duke folur pas votimit, në Ramallah, Abbas, e lavdëroi popullin palestinez për tejkalimin e pengesave në përmbushjen, siç u shpreh ai, të "të drejtave të tyre të shenjta".
Ndërkaq, kryeministri Ahmed Kurei, tha se kjo është "ditë historike" për popullin palestinez.
Në anën tjetër, kandidati kryesor i Lëvizjes "Hamas", Ismail Haniya, tha se do t'i lëshojnë armët nëse hyjnë në parlament.
Në Bregun Perëndimor, Rripin e Gazës dhe Jerusalemin Lindor sot po mbahen zgjedhjet e para parlamentare në 10 vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG