Ndërlidhjet

MOSKË


Kryenegociatori iranian për programin bërthamor, Ali Larijani, e ka vlerësuar pozitivisht propozimin e Rusisë për pasurimin e uraniumit të Iranit në Rusi.
"Ideja është e mirë, por edhe më tutje duhet ta shqyrtojmë", u ka thënë Larijani reporterëve në Moskë.
Pas takimit me të, sekretari rus i Këshillit të Sigurisë, Igor Ivanov, ka thënë se çështja bërthamore e Iranit duhet të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike, në kuadër të Agjencisë Ndërkombëtare për Energjinë Bërthamore.
XS
SM
MD
LG