Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani e ka akuzuar Britaninë për përfshirje në sulmet e djeshme me bomba, në qytetin jugperëndimor, Ahvaz.
Agjencia zyrtare e lajmeve "IRNA" e ka cituar ministrin e Jashtëm, Manuçer Motaki, të ketë thënë se pjesëmarrja e britanikëve në sulm ishte "e qartë".
Sipas tij, sulmuesit kishin bashkëpunuar me komandantë të ushtrisë britanike, dhe i kishin shfrytëzuar objektet e tyre, në qytetin jugor të Irakut, Basra.
Këto akuza i ka hedhur poshtë ndërkaq, një zëdhënës i ministrisë së Jashtme britanike.
Nga shpërthimet e djeshme në Ahvaz janë vrarë 8 veta dhe plagosur dhjetëra të tjerë.
XS
SM
MD
LG