Ndërlidhjet

PRAGË


Nga vende të ndryshme të Evropës është njoftuar për disa të vdekur si pasojë e të ftohtit të madh gjatë ditëve të fundit.
Temperaturat në Moskë kanë vazhduar të jenë nën minus 30 gradë celsius. Nga Ukraina është njoftuar se gjatë 24 orëve të fundit kanë vdekur 53 njerëz.
Në Rumani, temperaturat kanë zbritur në minus 32 gradë, dhe si pasojë kanë vdekur edhe 3 njerëz, duke e çuar në 18 numrin e të vdekurve gjatë disa ditëve të fundit.
Autoritetet polake njoftuan se nga dje, në Poloni kanë vdekur 14 njerëz, në Bullgari 5, ndërsa në Turqi 2.
Ndërkaq në Greqi, si pasojë e reshjeve të mëdha të borës dhe erërave të forta që po vazhdojnë edhe sot, kanë mbetur të bllokuara qindra qytete e fshatra.
XS
SM
MD
LG