Ndërlidhjet

logo-print

SARAJEVË


Bosnjë-Hercegovina dhe Bashkimi Evropian e kanë filluar sot në Sarajevë raundin e parë të bisedimeve për Marrëveshjen e Stabilizim-Asociimit.
Ekipin negociator të Bosnjës e udhëheq Igor Davidoviq, kurse ata të BE-së, drejtori i Zyrës për Ballkanin Perëndimor, Reinhardt Priebe.
Përfaqësuesi i Lartë i bashkësisë ndërkombëtare, Paddy Ashdoun, hapjen e negociatave e cilësoi "hap të madh" drejt intergimit të Bosnjës në familjen evropiane.
XS
SM
MD
LG