Ndërlidhjet

RAMALLAH


Lideri palestinez, Mahmoud Abbas, i ka vlerësuar si "shumë të mira" zgjedhjet e sotme parlamentare në territoret palestineze.
Rezultatet paraprake tregojnë se ka fituar Lëvizja "Fatah" e zotit Abbas, por sipas tyre, Grupi islamik "Hamas" do të jetë forca e dytë parlamentare.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka bërë të ditur se në zgjedhje kanë marrë pjesë mbi 58 përqind e votuesve.
Këto ishin zgjedhjet e para parlamentare në dhjetë vitet e fundit.
XS
SM
MD
LG