Ndërlidhjet

MOSKË


Kryenegociatori iranian për programin bërthamor, Ali Larijani, ka paralajmëruar se vendi i tij do t'i zgjerojë aktivitetet për pasurimin e uraniumit, nëse çështja dërgohet në Këshillin e Sigurimit të Kombeve të Bashkuara.
Këtë deklaratë ai e bëri në Moskë, pas takimit me homologun e tij rus, Igor Ivanov.
"Nëse përdoret presioni politik, nëse çështja referohet në Këshillin e Sigurimit ose edhe joformalisht nxirret para Këshillit të Sigurimit, atëherë, në bazë të ligjit të Parlamentit tonë, jem i të detyruar t'i heqim të gjitha kufizimet e aktiviteteve për pasurimin e uraniumit", ka thënë Larijani.
XS
SM
MD
LG