Ndërlidhjet

UASHINGTON


Zyrtarët njoftuan se vajza e madhe e ish diktatorit të Kilit, gjeneralit Augusto Pinoçet, ka kërkuar azil politik në Shtetet e Bashkuara. Ata thanë se Lucia Pinoçet Hiriart është ndaluar nga autoritetet, dje në aeroportin e Uashingtonit, dhe është dërguar në paraburgim, sepse Kili ka lëshuar fletarrest, për mashtrim dhe falsifikim dokumentash.
Zyrtarët kilianë kanë thënë se besojnë që Shtetet e Bashkuara do ta refuzojnë kërkesën e saj për azil politik.
XS
SM
MD
LG