Ndërlidhjet

PRISHTINË


Përfaqësuesi i Lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Havier Solana, i ka ftuar sot politikanët e Kosovës që sa më shpejt ta plotësojnë vakuumin e krijuar nga vdekja e Presidentit Rugova.
"Ajo që më ka rënë ndërmend dje por edhe sot është të shohim se vakuumi që ka lënë Rugova të plotësohet nga njerëz të përgjegjshëm, me sens uniteti dhe zemërgjerësie për popullin e Kosovës. Sa më shpejt që merren vendimet aq më mirë për secilin", ka thënë zoti Solana, në një intervistë për AP.
"Një nga ironitë e historisë është kjo që Kosova në këtë moment ta humbë njeriun i cili më së shumti i duhet", ka thënë Solana, duke e çmuar lidershipin e zotit Rugova si përpjekje për të arritur rezultate pa dhunë.
XS
SM
MD
LG