Ndërlidhjet

logo-print

UASHINGTON


Shtetet e Bashkuara i kanë ftuar mbrëmë negociatorët e Kosovës që të mbeten unik pas vdekjes së Presidentit Rugova.
"Presidenti Rugova vërtet ka qenë personaliteti qendror në jetën politike të Kosovës, personalitet që ka ditur të ruajë unitetin ndërmjet grupeve dhe fraksioneve të ndryshme", ka deklaruar zëvendës-sekretari amerikan i Shtetit, Nicholas Burns.
"Ai ka qenë bindshëm personalitet politik me më së shumti përvojë, më i respektuari në Kosovë dhe rrjedhimisht, dhembja do të jetë shumë e madhe", ka vënë në pah Burns.
Zyrtari i lartë amerikan ka shtuar se Shtetet e Bashkuara i inkurajojnë negociatorët shqiptarë që t'i refuzojnë të gjithë ata që konsiderojnë se dhuna është mënyra e vetme për të shkuar përpara dhe t'ua shtrijnë dorën serbëve të Kosovës.
"Tani, pas vdekjes tragjike të Presidentit Rugova, shpresojmë që udhëheqësit kosovarë të riafirmojnë unitetin e tyre dhe të angazhohen për krijimin e një ekipi unik negociator për bisedimet që do të fillojnë pas varrimit", ka thënë zoti Burns.
XS
SM
MD
LG