Ndërlidhjet

logo-print

QYTETI I GAZËS


Lëvizja militante islamike "Hamas" thotë se ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Zëdhënësi i grupit, Sami Abu Zuhrin, deklaroi në Qytetin e Gazës se "Hamasi" ka fituar mbi 75 vende në parlamentin 135 anëtarësh.
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve ka thënë se rezultatet zyrtare do të shpallen sot në mbrëmje. Mirëpo, kryeministri Ahmed Kurei e ka shpallur dorëheqjen e kabinetit të tij dhe ka thënë se Hamasi duhet ta formojë qeverinë e re.
Shtetet e Bashkuara kanë thënë se hyrja e Hamasit në Autoritetetin palestinez mund të ketë pasoja për procesin paqësor.
Ndërkaq, ushtruesi i detyrës së kryeministrit izraelit, Ehud Olmert, ka thënë sot se Izraeli nuk mund ta pranojë një qeveri palestineze në të cilën hamas ka ndonjë funksion.
XS
SM
MD
LG