Ndërlidhjet

PRAGË


Qindra mijëra shqiptarë të Kosovës u tubuan sot për t'i dhënë lamtumirën e fundit presidentit Ibrahim Rugova, i cili ndërroi jetë pa e parë të realizuar ëndërrën e tij për Kosovën e pavarur, ka njoftuar agjencia Reuters.
Në raportimin nga Prishtina, Reuters transmeton se të dërguarit perëndimorë u kanë bërë thirrje udhëheqësve shqiptarë të Kosovës të mos lejojnë që humbja e figurës unifikuese të Rugovës, ta shmangë vëmendjen e tyre nga përkushtimi për të zgjidhur statusin e Kosovës.
Agjencia France Presse gjithashtu e thekson praninë e zyrtarëve më të lartë ndërkombëtarë në ceremoninë mortore të presidentit Ibrahim Rugova, dhe shton se Rugova e simbolizonte kërkesën e shqiptarëve të Kosovës për t'u pavarësuar nga Serbia.
AFP thotë se bashkësia ndërkombëtare e shihte Rugovën si udhëheqës, i cili asnjëherë nuk predikoi dhunën.
Ndërkaq rrjeti televiziv evropian Euro News ka bërë transmetimin e drejtpërdrejtë të pothuaj tërë ceremonialit të varrimit të presidentit të Kosovës Ibrahim Rugova.
XS
SM
MD
LG