Ndërlidhjet

QYTETI I GAZËS


Lëvizja militante islamike Hamas tha se ka fituar shumicën absolute në zgjedhjet e djeshme parlamentare.
Zëdhënësi i grupit, Sami Abu Zuhrin, tha se Hamas ka fituar mbi 75 vende në parlamentin 135 anëtarësh.
Ai tha se grupi do t'i fillojë konsultimet me presidentin e Autoritetit Palestinez Mahmoud Abbas dhe lëvizjen e tij Fatah për të formuar qeverinë e re.
Ndërkohë, Abbas tha se e ka pranuar dorëheqjen e kryeministrit Ahmed Qorei.
Ish presidenti amerikan Jimmy Carter, i cili ishte në krye të vëzhguesve ndërkombëtarë, tha se votimi ishte "i drejtë" dhe "i ndershëm".
Komisioni Qendror i Zgjedhjeve tha se rezultatet zyrtare do të shpallen sot pasdite.
XS
SM
MD
LG