Ndërlidhjet

VJENË


Kryetari i Komisionit Evropian, Hoze Manuel Baroso, ka thënë se të gjitha vendet e Ballkanit duhet të pranohen në Bashkimin Evropian.
"Ne tani duhet t'i respektojmë të gjitha marrëveshjet paraprake. Vendet që i përmbushin kriteret duhet ta fitojë mundësinë për anëtarësim. Njëkohësisht, ne duhet të përcaktojmë se cilat janë interesat tona globale në Ballkan", është shprehur ai, në një intervistë për të përditshmen vjeneze "Standard".
"Mendoj se është më mirë që këto vende, ku janë arritur standarde të njëjta dhe ku sundon ligji, t'i kemi brenda Unionit, sesa të kemi destabilitet dhe të detyrohemi të pranojmë migrime ilegale e probleme të tjera", ka porositur Baroso.
XS
SM
MD
LG