Ndërlidhjet

PRAGË/PRISHTINË


Zëdhënësi i kontigjentit çek të KFOR-it, Peter Sykora ka thënë sot se gjatë funeralit të djeshëm të presidentit të Kosovës, Ibrahim Rugova, "nuk janë regjistruar probleme". Ai mëtutje ka thënë se një pjesë e përgjegjësisë për rend në Kosovë i janë dhënë forcës vendëse policore, ndërsa forca ndërkombëtare vetëm e plotëson atë. Në kuadër të misionit paqeruajtës ndërkombëtar në Kosovë, KFOR, që udhëhiqet nga NATO-ja, përfshihet edhe kontigjenti çek që ka 500 ushtarë. Për herë të parë, Brigada shumëkombëshe qendër e KFOR-it është nën komandën çeke.
XS
SM
MD
LG