Ndërlidhjet

logo-print

BRUKSEL


"Përderisa procesi për statusin e Kosovës po vazhdon, ne duhet ti inkurajojmë vendet e Ballkanit perëndimor që të shikojnë kah e ardhmja e tyre evropiane, e jo prapa në të kaluarën nacionaliste", tha komisionari për zgjerim i BE-së, Olli Rehn. Zoti Rehn, duke e paraqitur raportin e Komisionit Evropian, tha se zgjidhja e suksesshme e çështjes së Kosovës dhe e lidhjeve kushtetuese të Serbisë dhe Malit të Zi, do ti hapë mundësitë për zhvillim të shpejtë në Ballkanin Perëndimor, ndërsa "mossuksesi do të kishte pasoja të rënda për këto vende, për rajonin dhe për sigurinë evropiane". Mëtutje, në raport thuhet se Bashkimi Evropian "do të luaj rol aktiv në zgjidhjen e statusit të Kosovës". Në këtë dokument, i cili do të jetë bazë për mbledhjen ministrore të BE-së në mars në Salcburg, nga partnerët në Bashkimin Evropian kërkohet që ta forcojnë "procesin e Selanikut" të stabilizimit dhe të përparimit të mëtejshëm të rajonit kah Evropa.
XS
SM
MD
LG