Ndërlidhjet

BRATISLLAVË


Ministri i mbrojtjes i Sllovakisë, Juraj Lishka ka dhënë sot dorëheqje për shkak të përplasjes së aeroplanit ushtarak, nga i cili humbën jetë 42 pjesëtarë të ushtrisë së Sllovakisë, që kishin shërbyer në kuadër të KFOR-it në Kosovë. Ai u tha reporterëve se "ky nuk ishte vendim politik por shpirtëror". Kryeministrri Mikulas Gjurinda e pranoi dorëheqjen dhe e lavdëroi punën e ministrit Lishka që armatën sllovake e shndërroi në forcë të plotë profesionale. Ende nuk dihet se kush do të emërohet në postin e ministrit të mbrojtjes.
XS
SM
MD
LG