Ndërlidhjet

logo-print

SALCBURG


Turistë dhe mysafirë nga e mbarë bota janë tubuar në Salcburg për të shënuar 250 vjetorin e lindjes së kompozitorit Wolfgang Amadeus Mozart. Mozarti ka lindur në vitin 1756 në Salcburg, por pastaj si i ri kishte jetuar në Vjenë. Ai shumë shpejtë e kishte treguar talentin e tij: në moshën tri vjeçare luante në piano ndërsa në moshën pesëvjeçare e shkroi kompozimin e tij të parë. Njëri nga kompozitorët më të njohur në botë, Mozart vdiq në moshën 35 vjeçare.
XS
SM
MD
LG