Ndërlidhjet

TEHERAN


Ministri i Jashtëm, Manuçer Motaki, ka thënë sot se vendi i tij dhe Rusia janë pajtuar që të përfshihen më shumë vende në pasurimin e uraniumit për Iranin.
Motaki nuk ka përmendur ndonjë vend që do t'i bashkohej Rusisë në këtë proces.
Sidoqoftë, një delegacion iranian ishte së fundi në Kinë që të diskutonte lidhur me propozimin e Rusisë që gjithashtu do të garantonte se Irani nuk provon të prodhojë karburant për armë bërthamore.
Shtetet e Bashkuara dhe disa vende të tjera të Evropës kanë bërë thirrje që ta dërgojnë çështjen bërthamore të Iranit në Këshillin e Sigurimit të OKB-së.
XS
SM
MD
LG