Ndërlidhjet

PRAGË


Kirgizia ka shpallur gjendje të jashtëzakonshme në shumë rajone të vendit, pas tri ditë reshjesh të mëdha të borës që lanë 4 të vdekur dhe bllokuan autostradën kryesore që e lidh kryeqytetin, Bishkek, me pjesët jugore të vendit.
Ministria e Ekologjisë dhe Situatave Emergjente ka njoftuar po ashtu se pjesën jugore të Kirgizisë e ka goditur sot një tërmet prej 5 shkallë të Rihterit.
Në Uzbekistan është njoftuar për bllokim të shumë rrugëve si pasojë e orteqeve të borës.
Në Taxhikistan, mbi 100 orteqe e kanë goditur rajonin e Malit Pamir, duke lënë të paktën një të vdekur, dhe bllokuar të gjitha rrugët që lidhen me rajonin juglindor Korog.
XS
SM
MD
LG