Ndërlidhjet

logo-print

DAMASK


Hamasi, grupi militant palestinez që ka fituar zgjedhjet parlamentare, ka bërë të ditur se është i gatshëm në bashkimin e të gjitha grupimeve, përfshi dhe krahun e armatosur të Hamasit në kuadrin e një ushtrie.
Kaled Mashal, një nga drejtuesit e Hamasit, i ka bërë këto komente gjatë një konference shtypi në Siri.
"Kjo fitore u planifikua nga ne për të realizuar tre objektiva. E para reformat, që do ndryshojnë realitetin palestinez për të mirë. Së dyti, të mbrojmë rezistencën dhe t'i bashkojmë palestinezët rreth kësaj rezistence. Së treti të riorganizojmë institucionet politike dhe vendimmarrëse. Ky riorganizim do bëhet në bazën e partneritetit", tha Mashal.
Më tej ai ka shtuar se Hamasi do t'i bindet marrëveshjeve ekzistuese mes Autoritetit palestinez dhe Izraelit. Mashal ka kërkuar nga bota të respektojë fitoren e tyre në zgjedhje dhe të mos përdorë ndihmën ekonomike si mjet shantazhi.
XS
SM
MD
LG