Ndërlidhjet

TEHERAN


Irani dhe Rusia kanë rënë dakord që të përfshijnë dhe vende të tjera në programin e pastrimit të uraniumit për Iranin.
Kjo është bërë e ditur nga ministri i jashtëm i Iranit, i cili nuk ka qartësuar se cilat vende do të mund të përfshihen.
Por së fundi një delegacion iranian ishte në Kinë për të diskutuar çështjet e programeve bërthamore të Iranit. Këto të fundit kundërshtohen nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian. Ministri i jashtëm britanik, Jack Straw në Davos të Zvicrës deklaroi:
"Irani nuk po i përmbush detyrimet para Agjencisë Ndërkombëtare të Energjisë Bërthamore. Ne po përpiqemi ta bindim Iranin t'i kthehet bindshmërisë ndaj ligjeve ndërkombëtare dhe për këtë po zhvillohen takime intensive diplomatike. Do të vlerësojmë gjendjen gjatë takimit të pesë vendeve anëtare të përhershme të Këshillit të Sigurimit që do mbahet në Londër të hënën."
XS
SM
MD
LG